Kryeqytet pa paqe; tifozët kontestojnë Romën, parrulla në Trigoria

Nuk ka paqe për Romën si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës. Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishmë me Napolin, skuadra u rrethua nga një atmosferë aspak e këndshme. këtë e vërteton kontestimi i tifozëve verdhekuq që në Trigoria mbrëmjen e së shtunës shpalosën parrulla që dilnin kundër skuadrës së tyre dhe këtu përfshihen si drejtuesit ashtu edhe futbollistët e stafi teknik.

‘Drejtues e futbollistë..ku është respekti për ngjyrat tona?’ shkruhej në një nga parrullat e tifozëve të Romës, ndërkohë që në një tjetër lexohej: ‘Drejtues që mungojnë, skuadër pa dinjitet…jeni turpi i këtij qyteti’.

sfidanti.al