Kinezët e kanë humbur durimin, ç’djallin bën ky  Karlos Tevezi!

Tifozët kinezë e kanë humbur durimin me Karlos Tevezin, kështu që ai nuk është më i mirëpritur në klubin e tij. Sikurse dihet, ky futbollist argjentinas erdhi në Kinë, pasi për të u pagua një shumë astronomike, por, shpejt, ai i zhgënjeu tifozët kinezë. Pakënaqësia ndaj Tevezit u shpreh, për shkak të lojrave të tij që linin mjaft për të dëshiruar. Duket e pabesueshme, por Tevezi në ligën kineze ka shënuar gjithsej dy gola! Për më teper, ai, në shpesh raste, gjente justifikime që të mos luante.

Tevezi, momentalisht, ndodhet në Argjeninë, ku, sikurse thuhet, po merr veten nga një dëmtim në muskul, ndërkohë që, këto ditë, klubi Shangai Shenuoha i ka bërë të ditur atij se nuk është nevoja që të kthehet në Kinë!

Sfidanti.al