Spanja siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Botërorit 2026 pas fitores 2-1 ndaj Belgjikës, ndërsa trajneri Luis de la Fuente nuk i kurseu elozhet për skuadrën e tij dhe veçanërisht për Mikel Merinon, autor i golit vendimtar.
Falë këtij suksesi, De la Fuente u bë trajneri i tretë në historinë e Spanjës që e çon kombëtaren mes katër më të mirave të Botës, pas Guillermo Eizaguirre-s në vitin 1950 dhe Vicente del Bosque-s në vitin 2010.
“Ai ka shumë virtyte dhe mund të luante në çdo klub apo kombëtare. Është perfekt për këtë skuadër dhe për stilin tonë të lojës. E dimë se sa herë kemi nevojë për të, ai do të jetë gati. Është e padrejtë që nuk luan më shumë, por po aq e padrejtë do të ishte të lija jashtë një lojtar tjetër. Vetëm 11 mund të zbresin në fushë dhe të gjithë e kuptojnë rolin e tyre”, shtoi ai. Duke folur për gjysmëfinalen ndaj Francës, De la Fuente u shpreh optimist.
“Do të punojmë fort për ta mposhtur Francën. Ata do të jenë po aq të shqetësuar sa ne, sepse jemi e vetmja skuadër në botë që i ka mundur në dy ndeshje radhazi.”

