Tenis i pabesë,  Kiriosi eliminon Nadalin në turneun e Cinçinatit

Rafael Nadali u eliminua në çerekfinale të turneut të mjeshtrave që po zhvillohet ne Cinçinati të SHBA-së, pasi ky tenist i njohur spanjoll nuk ua gjeti dot “ilaçin” shërbimeve të jashtëzakonshmetë tenistit australian Nik Kirgios që fitoi ndodhen 2-0 (6-2, 7-5). Për të dy këta tenistë, kjo ishte ndeshja e dytë brenda disa orësh, duke qënë se, paraprakisht, ata zhvilluan ndeshjet e fazës 1/8 që ishin shtyrë,për shkak të shiutqë ra të enjten.

Në fakt, Kiriosi e kishte më të vështirë detyrën, pasi, në një te tetën e finaleve, ai mundi me vështirësi tenistin Ivo Karloviç, por, megjithatë, ai hyri mjaft i përqëndruar në duelin me Nadalin, duke zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer dhe duke e mundur, për herë të dytë në karrierën e tij, asin spanjoll. Në gjysmëfinale, ai do të ndeshet me David Fererin që, në çerekfinale, mundi 2-0 Timin. Sidoqoftë, Nadali, edhe pse humbi, që nga e hëna do të jetë tenisti nr.1 në ranglistën botërore të ATP-së. Në gjysmëfinalen tjetër, do të luajnë Xhon Izneri dhe Grigor Dimitrovi.

Sfidanti.al