‘Kanibalizmi’ i kushton shtrenjtë Patric; 4 ndeshje pezullim dhe 10 mijë Euro gjobë

Kafshimi ndaj mbrojtësit të Lecces, Donati ne fundin e ndeshjes ne Via del Mare, i kushton shumë mbrojtësit të Lazios, Patric. Futbollisti i skuadrës zikaltër që u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë, u dënua me 4 ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 10 mijë Eurosh

Ndërkaq, vetë Patric duket se reflektoi për gjestin e tij dhe nëpërmjet një mesazhi në Instagram i kërkoi ndjesë kundërshtarit të tij.

‘Giulio Donati, të kërkoj ndjesë për gjestin që bëra; ishte një mungesë kthjellimi-shkruante Patric në mesazhin e tij-ndërkaq të uroj fat ty dhe skuadrës tënde për pjesën e mbetur të kampionatit’ . Përgjigjja e vetë ‘viktimës’ ishte e menjëhershme.

‘Janë gjëra që në momente tensioni mund të ndodhin, kur dikush e kupton gabimin dhe kërkon ndjesë e gjithë historia mbete në fushën e lojës pa asnjë lloj mërie-shkruante Donati duke e pranuar ndjesën e kolegut të tij te Lazio.

Sfidanti.al