Federata Braziliane e Futbollit zgjodhi 9 gushtin si datën e rifillimit të kampionatit kombëtar të futbollit, por autoritetet rajonale e refuzojnë një gjë të tillë dhe shkaku është i qartë; bilanci i viktimave në Brazil është 65 mijë, me vendin amerikano latin që është i dyti në botë në këtë aspekt pas SHBA.
Deri tani ka rinisur vetëm një kampionat shtetëror në Rio De Janeiro. Guvernatori i Sao Paulos, Joao Doria deklaroi se skuadrat e shtetit nuk do të marrin pjesë në kampionatin kombëtar pa mbyllur atë rajonal që është pezulluar në muajin mars për shkak të pandemisë kur janë edhe 3 raunde për t’u zhvilluar
‘Përsa i përket vendimit të CBF për rifillimin e kampionatit, qeveria e shtetit të Sao Paulos nuk u njoftua në fillim-tha Doria, ndërsa Federata braziliane tha se 19 nga 20 klube duke përfshirë edhe ato të shtetit të Sao Paulos votuan për rikthimin në fushën e lojës.
Sfidanti.al