Dikujt nuk i pëlqeu shfryrja në rrjetet sociale të Franck Ribery pas grabitjes që iu bë në vilën e tij në Firenze. Francezi në postimin e tij pasi e gjeti banesën e tij të grabitur tha e ndihej i shokuar dhe i brishtë duke shtuar se ai dhe familja e tij do të merrnin vendimin e nevojshëm për mirëqënien e tyre, Një frazë që la të nënkuptohej një largim i tij nga kryeqendra toskane. Disa tifozë ultras të skuadrës violë iu kundërpërgjigjën Ribery në një mënyrë shumë të ashpër.
‘I dashur Franck, e kuptojmë shokun e pësuar, por laj gojën kur flet për Firenzen sikur të ishte Medellin-ishte fraza e tifozëve të Fiorentinës
Këto fjalë që u publikuan te e përditshmja ‘Il Giornale’ tregojnë pozicionin e qartë të marrë nga grupimi i organizuar i tifozëve kundrejt Ribery.
‘Të pasurit grabiten gjithandej, por ata kanë fatin se mund t’ia lejojnë vetes të vënë sisteme alarme dhe të marrin roje private-thanë tifozët
Për këtë cështje ka folur edhe trajneri i Fiorentinës, Iachini
‘Tentuam t’i japim kurajo-tha Iachini-këto gjëra ndodhin në të gjithë botën, na vjen keq që u dhunua privatësia, por duhet konsideruar si një episod. Franck do ta kuptojë dhe do të shohë përpara i ndërgjegjshëm për unitetin e Firenzes dhe Fiorentinës’.
Sfidanti.al