Juventus e bën zyrtare; shkarkohet Maurizio Sarri

Aventura e Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit mbyllet zyrtarisht; klubi bardhezi vendosi të shkarkojë trajnerin një ditë pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Lyoni në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve

‘Juventus komunikon se Maurizio Sarri u shkarkua nga detyra e tij si trajner I Skuadrës së parë-lexohet në komunikatën zyrtare të klubit torinez-klubi dëshiron ta falenderojë trajnerin që shkroi një faqe të re të historisë sonë me fitoren e 9 radhazi të titullit kampion, kurorëzim i një rrugëtimi personal që e coi atë të ngjisë të gjitha shkallët e futbollit italian’.

Pas ndeshjes me Lyonin, presidentit i Juventusit Andrea Agnelli tha se dëshironte të merrte pak kohë për të vendosur, por në të vërtetë koha ishte shumë e shkurtër në dispozicion, shenjë kjo që tregoi se fati i stolit të Juventusit ishte përcaktuar.

Tani Juventusit i duhet të gjejë trajnerin e ri dhe lista e pretendentëve nuk është e shkurtër. Edhe ose për momentin 3 janë ata që janë në pole position; Simone Inzaghi, Zinedine Zidane dhe Roberto Mancini.

Sfidanti.al