Juve e Inter tentuan Marcelon, por mbrojtësi ka pagë shumë të lartë

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo  që në 12 maj të 2021 do të festojë 33 vjetorin e lindjes, në ditët e kaluara u kërkua nga 2 klubet më të forta  në aspektin ekonomik e sportiv në Itali, Juventus dhe Inter. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, dy klubet kontaktuan personat rreth mbrojtësit të majtë brazilian të Realit të Madridit për të parë nëse ishte i gatshëm për një transferim në Serie A dhe për të nisur tratativat

Sipas Transfermarkt, kartoni i Marcelos është rreth 16 milionë Euro, por problemi me të cilin u përballën Juventus dhe Interi,ishte pikërisht paga e futbollistit që arrin në 8 milionë Euro neto në sezon, një shifër të cilën asnjë prej klubeve nuk mund t’ia lejojë vetes që ta shpenzojë duke parë kufirin e pagave që kanë.

Sfidanti.al