Sekreti i Cristiano Ronaldos? Një shef italian i kuzhinës

Pas formës së jashtëzakonshme fizike të Cristiano Ronaldos dhe muskujve të tij nuk është vetëm stërvotja e madhe, por edhe një dietë strikte ushqimore. Prej muajsh ai që ndihmon yllin portugez të Juventusit përsa i përket të ushqyerit është Giorgio Barone, një shef kuzhine që në të kaluarën është kujdesur edhe për yje të tjerë të futbollit mes të cilëve Alberto Aquilani , Massimo Ambrosini e Kevin-Prince Boateng dhe tani është pjesë e stafit të Cristiano Ronaldos të cilin e shoqëron në të gjitha udheëtimet dhe gatuan për të dhe familjen e tij

Chef Barone me origjinë nga Sardegna është i vlerësuar nga sportistët jo vetëm për aftësitë e tij kulinare, por edhe për kujdesin që tregon kur lëviz dhe në ndarjen e punës së tij për personalitete të famshëm të kalibrit Cristiano Ronaldo

Sipas ‘Marca’ edhe pse është një kuzhinier që ka të gjithë prozhektorët mbi vetë, në periudhën e fundit, Barone është parë shpesh në Torino në shtëpinë e portugezit dhe madje edhe në jahtin e tij. Kush e njeh, e vlerëson klasin e tij në të gatuar dhe në zgjedhjen e lëndëve të para ushqimore sigurisht duke u bazuar dhe te kërkesat e klientëve të tij dhe një personaliteti si Cristiano Ronaldo, kërkesat nuk i mungojnë aspak, përkundrazi….

Sfidanti.al