Inter kujdes; Barcelona ka vënë në shënjestër Lautaro Martinez

Nëse Interi është I sigurt në sprapsjen e interesit të Mancester Junajtid për Lautaro Martinez, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Barcelonën. Në fakt skuadra katalanase po e ndjek prej muajs sulmuesin argjentinas të zikaltërve I cili në vitin e parë me skuadrën Milaneze ka fituar shumë pikë në Camp Nou.

Me Luis Suarez që së shpejti do të festojë 33 vjetorin e lindjes, skuadra kampione e Spanjës  do të kërkojë të bëjë investime në qendër të sulmit të skuadrës dhe Martinez ëshyë një objektiv që po bëhet cdo ditë e më shumë konkret me futbollistin që po monitorohet cdo javë njerëzit e merkatos së Barcelonës

Cilësitë e tij Martinez I tregoi edhe në Camp Nou në ndeshjen me Barcelonën duke shënuar që në aksionin e parë të skuadrës së Interit duke u shfaqur një qendërsulmues modern dhe është pikërisht kjo ajo që po kërkon Barcelona për të zëvendësuar pikërisht Suarez që duket se do të lërë skuadrën katalanase për të kaluar te një tjetër Inter, ai I Miamit të David Bekam në Major League Soccer.

Martinez ka profilin perfekt për të qenë qendërsulmuesi I Barcelonës; luan për skuadrën, ka cilësi në prekjen e topit si në tentativën e nisjes së aksionit ashtu edhe në kombinimin me shokët e skuadeës, di tëe lëvizë në të gjitha frontet e sulmir për t’u cluruar e për të krijuar hapësira  për lojtarët e tjerë. Në këtë sezon, Martinez ka shënuar 5 gola në 10 ndeshje në Serie A, 1 më pak se në të gjithë sezonin e kaluar kur ai ishte në rolin e zëvendësuesit të Ikardit,. Në Ligën e Kampioneve ka 2 gola në 3 ndeshje dhe këtu përfshihet edhe ai I shënuar ndaj Barcelonës.

Por për t’I rrëmbyer Lautaro martinez Interit nuk do të jetë aspak e lehtë. Zikaltrit investuan 25 milionë Euro në 2018 për ta marrë nga Rasing de Avejaneda dhe mund të nisë tratativat për shitjen e mundshme tëtij vetëm për një shifër të pamundur për t’u refuzuar që nuk është më e ulët se 100 milionë Euro, një shifër që Barcelona mund ta shpenzojë duke I dhënë Interit një realitet më të konsoliduar dhe fonde për t’u përmirësuar akoma më shumë.

Sfidanti.al