Ka sulmues të shkëlqyer, por Klopi lë mendjen për talentin e Arsenalit

Quhet Gabriel Martineli dhe është nga Brazili. Një djalosh ende adoleshent shkëlqeu aq shumë në mesjavë në Angli, saqë një trajner i regjur si Jurgen Klopi, la mendjen pas tij. Tekniku gjerman ka tek Liverpuli disa nga sulmuesit më të mirë të botës, Mohamed Salahun, Sadio Manenë dhe Roberto Firminon, por vlerësimi i tij për Martinelin ishte i jashtëzakonshëm. “Ai është talenti i shekullit, – ishte shprehja e Klopit, – një lojtar i pabesueshëm. Mbrojtësi ynë, Van den Berg, e pati të vështirë ndaj tij, edhe pse luajti shumë mirë”. Martineli shënoi dy gola ndaj Liverpulit në “Anfild”, dhe ka 7 rrjeta në 7 ndeshje deri tani për Arsenalin. Martineli është vetëm 18 vjeç dhe besohet se ka një të ardhme të madhe, ndonëse nuk dihet nëse “topçinjtë” do të kenë forcë ta mbajnë për shumë kohë.

Sfidanti.al