Ideja e FIFA për Kombëtaret; shkohet drejt një dimri futbollistik intensiv

Coronavirusi rrezikon të kushtëzojë futbollin edhe për shumë muaj të tjetër dhe ja ku shfaqet ideja e FIFA që shpreson të driblojë zgjatjen e mundshme të emergjencës. Hipoteza është kjo; në vend që Kombëtaret të zhvilluar 2 ndeshje në shtator, 2 në tetor dhe 2 në nëntor, të merret më shumë kohë për të coronavirusi.

Në këtë mënyrë, eliminohen sesionet e ndeshjeve të shtatorit, tetorit e nëntorit dhe krijohen një super fushatë prej 3-4 javësh mes nëntorit e dhjetorit ku skuadrat kombëtare mund të luajnë jo vetëm 6 ndeshjet në kalendarin e Nations League, por edhe 2 miqësore të parashikuara për mars 2021. Në total di të jenë 8 ndeshje në një hark kohor prej 1 muaji, mesatarisht 2 ndeshje në javë

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një ide, por FIFA nuk e ka përgënjeshtruar këtë hipotezë, përkundrazi, konfirmon se është në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje që mund të lejojë zhvillimin e të gjithë kompeticioneve pa shkaktuar kundërshtime të kampionateve kombëtare.

Por UEFA qëndron disi ftohtë ndaj kësaj ideje dhe preferon që të heqë dorë vetëm nga ndeshjet e shtatorit, që janë aktualisht më në rrezik për shkak të Covid-19 dhe tëe zgjasë periudhën e ndeshjeve të tetorit dhe nëntorit duke u dhënë mundësi kombëtareve të zhvillojnë nga 3 ndeshje në secilën prej këtyre sesioneve. Për më tepër qeveria e futbollit evropian nuk dëshiron të heqë dorë nga ndeshjet miqësore të marsit të vitit të ardhshëm.

Por jo vetëm kaq, problem me këtë cështje është që të pajtohet ideja e FIFA me kalendarin e Ligës së Kamoioneve që mund të fitojë hapësira në javët e rezervuara për Kombëtaret(shtatori dhe tetori).

Sfidanti.al