“Herr” Herrlih, një furçë dhëmbësh të dogji debutimin tek Augsburgu!

Ka qenë një sulmues elegant dhe që dinte të shënonte gola për Borusian e Mynshengladbahut. Hajko Herrlih ishte në prag të fillimit të etapës së trajningut në stolin e Augburgut, por kjo mbeti në tentativë. Tekniku 48-vjeçar nuk ta bëjë debutimin këtë fundjavë, i dënuar nga vetë klubi i tij për shkelje të rregullave të mbrojtes nga koronavirusi. Mediat gjermane shkruajnë se Herrlihu doli nga shtëpia duke shkelur karantinën, dhe kjo për të blerë një … pastë dhëmbësh. Dënimi, fillimisht, erdhi nga Liga Gjermane e Futbollit dhe u pranua nga Augsburgu. Vetë Herrlih kërkoi falje në faqen zyrtare të klubit, duke pranuar gabimin. Në fund të fundit, mund të rrinte ndonjë ditë ose disa orë pa larë dhëmbët, ose të porosiste të tjerë për t’ia blerë.

Sfidanti.al