Historia përsëritet me cilësi: Përsëri në finalen U-21 Spanjë-Gjermani

Edhe në këtë kampionat evropian të të rinjve U-21 në finale do të ndeshen përsëri Spanja e Gjermania dhe një gjë e tillë ndodh për herë të parë në kampionatet kontinentalë të të rinjve.

Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që dy vende të ndeshen në finale në dy Evropiane radhazi. Parvjet në Poloni, triumfoi përfaqësuesja gjermane e të rinjve, kurse sivjet në Itali ka shansqë të hakmerret përfaqësuesja homologe spanjolle.

Gjermania dhe Spanja shënuan nga katër gola në gjysmëfinale, kështu që pa asnjë dyshim të dielën në mbrëmje(sot 20:45) ne do të shohim një finale spektakolare.

Sfidanti.al