Higuain-Juventus drejt ‘divorcit’, agjenti: Po bisedojmë për zgjidhjen e kontratës

Pas deklaratës së Andrea Pirlos, Gonzalo Higuain del hapur dhe nëpërmjet agjentit të tij qartëson të ardhmen futbollistike.

‘Gonzalo ka akoma edhe një vit kontratë, por klubi dhe Pirlo kanë vendosur që në mënyrë të njëanshme që është momenti për të thënë lamtumirë, kështu që duhet të gjejmë një mënyrë për zgjidhjen e kontratës që të jetë një marrëveshje e mirë për të gjithë-tha agjenti e njëkohësisht vëllai I Higuain për ‘Tuttosport’-klube nga Franca, Anglia, Spanja, Kina, SHBA kanë bërë sondazhet e tyre. Kemi marrë shumë propozime, por asnjëra prej tyre nuk ishte bindëse. Do të vbëjmë vlerësimet me qetësi, por 2 gjëra janë të sigurta; Gonzalo nuk do të luajë më në Itali e sidomos nuk do të shkojë kurrë te Boca Juniors’.

Ndërkaq së fundmi po flitet për kalimin e Higuain në Major League Soccer pikërisht te Inter Miami. David Beckham ishte vënë në kërkim të një sulmuesit dhe mësohet se ai tashmë e ka ggjetur një akord me Higuain për të cilin ka bërë gati një kontratë që skadon në dhjetor të 2022 për një pagë vërtet të majme.

Sfidanti.al