Gjyqtari anglez: Ronaldo ka trup të bukur, por s’ është nevoja të pozoi çdo javë!

Kartoni i kuq që Ronaldo mori në “El Klasikon” e fundit mes Realit dhe Barcelonës, ka ngjallur mjaft polemika dhe reagime, ndërsa ai solli edhe pezullimin e tij prej pesë ndeshjesh, pasi ai kreu një veprim të rëndë, duke shtyrë arbitrin në fushë. Komentin e vet për këtë gjest të pahijshëm të portugezit bëri edhe ish-gjyqtari anglez Greem Pol që, në “Daily Mail”, tani, komenton shpesh momentet më të diskutueshëm të ndeshjeve anekënd Evropës. Poli konsideron se Ronaldo e kaloi lehtë me pesë ndeshje të pezulluara.

“Ronaldo e kaloi lehtë me dënimin që mori dhe kryesia e klubit të Realit të Madridit, në vend që të ankohet për kartonin e dytë të verdhë të tij, do të bënte mirë që t’i bënte vërejtje futbollistit të vet që ai të hiqte dorë nga mbledhja e kartonave të verdhë, për shkak të heqjes së bluzës. Të gjithë ne e dimë se ai ka trup të bukur, por nuk është nevoja që të na e kujtoi këtë çdo javë. Të rinjtë, në të gjithë botën, e shohin dhe e kopjojnë atë. Një futbollist i këtij klasi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se ai duhet të jetë shembull për të rinjte”, tha ish-gjyqtari i njohur anglez.

Sfidanti.al