Parodi e Shkëndijës: “Tungjatjeta, Milan,? Tetovarëve u pëlqen Monika Beluçi!

Në prag të ndeshjes play off në Ligën e Evropës me Milanin, Shkëndija e Tetovës vendosi që t’i prezantohet këtij klubi italian, në rrjetet sociale, përmes një videoje, në një mënyrë specifike, të mbushur me elementë humori. “I dashur Milan, ne jemi Shkëndija”, fillon videomesazhi, me të cilin klubi tetovar i prezantohet Milanit, duke parashtruar një seri detajesh interesante të veta dhe duke i lidhur ato krahasimisht me Italinë.

“Tetovarëve u pëlqën Monika Beluçi, ama edhe italianët luajnë mendsh pas aktorit tetovar Blerim Destani (i biri i pronarit të Shkëndjes, Lazim Destani, që zotëron kompaninë e madhe shqiptare “Ekolog”). Kapaciteti i stadiumit tuaj është 80 000 veta, ndërsa qyteti ynë numëron 100 000 banorë! Ju i dërguat skautët tuaj që të na ndjekin vetëm mbasi ne u kualifikuam, kurse ne kemi skaute që ju kanë ndjekur gjithnjë dhe gjithandej! Ju na keni vjedhur bluzat tona që nga viti 1994, por ne nuk do ta bëjmë problem këtë gjë! Ju jeni të famshëm për picat dhe makaronat tuaja, kurse ne kemi kuzhinierin më të mirë në botë, Rene Rexhepi! Dhe, ndërsa ju shkoni deri në Kinë që të gjeni sponsorin tuaj, ne e kemi sponsorin tonë, këtu në Tetovë, ‘Ekolog’, lider global”, thuhet, midis të tjerave, në videomesazhin e Shkëndijës së Tetovës.

Sfidanti.al