Gari Kasparovi – para skakierës së shahut mbas 12 vitesh

Ish-kampioni botës në shah dhe opozitari i njohur rus, Gari Kasparov, 54 vjeç, po merr pjesë përsëri në një turne shahu profesionist, duke u ulur, kështu, përsëri, para skakierës së shahut mbas plot 12 vitesh pauze. Ish-kampioni i botës, i 13-ti sipas radhës, u ul, të hënën e kaluar, në tavolinën e shahut me fjalët: “Të shohim njëherë, a i mbaj mend unë sesi duhet të lëvizin figurat e shahut!. Kam frikë se, në këtë turne, unë do të jem preja më e dëshirur për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë”. Para se të fillonte ky turne, mjeshtri i madh rus shkroi në profilin e tij në fejsbuk se ai nuk po kthehet nga pensioni, por se po bën një nderprerje pesëditëshe të tij!

Krahas tij, në turneun që po zhvillohet në Sent Luis të SHBA-së, marrin pjesë edhe nëntë shahistë që janë ndër më të fortët në botë, përfshi japonezin Hikaru Nakamura që është nr.2 në rejtingun botëror të shahut, si edhe ish-kampionin e botës indianin Vishvanatan Anand dhe shahistin më të mirë rus, Seregj Karjakin, por nuk merr pjesë kampioni akual i botës në shah, norvegjezi Magnus Kalsen, trajner i të cilit ka qenë edhe vetë Gari Kasparovi.

Sfidanti.al