Fotoreporteri meksikan unikal..mbajti ne kurriz gjithë Kroacinë

Juri Kortez, në një moment, u bë emri më i përmendur nëpër mediumet botërorë mbas ndeshjes gjysmëfinale mes Kroacisë dhe Anglisë që u fitua 2-1 nga “katrorët” kroatë. Arsyeja është se fotoreporteri meksikan u ndodh në qendër të vëmendjes, për shkak të faktit se ai përjetoi një situatë që do të nbahet mend një kohë të gjatë nga ai, mbas golit të fitores që shënoi sulmuesi kroat, Mario Manxhukiç. Të gjithë futbollistët kroatë u sulën drejt vendit, ku shkoi Manxhukiçi të festonte golin, por atje ndodhej edhe fotoreporteri meksikan i “pafat” në fjalë, të cilit kroatët, në festim e sipër të golit, i hipën sipër, duke shkaktuar të qeshura midis teleshikuesve.

“Ai ishtë një moment çmendurie, ata i kishte përfshirë euforia. Ata, më mbrapa, e kuptuan se kishin hipur edhe mbi mua, prandaj filluan që të më pyesnin, nëse isha në rrgeull, madje, njeri nga ata (Domogaj Vida), më puthi”, i tregoi fotoreporteri meksikan gazetës angleze “Djeli Miror”. Më e bukura e gjithë situatës së krijuar ishte se Kortezi vazhdonte të fotografonte edhe në momentet e rrëmujes, kur ndodhej poshtë lojtarëve kroatë!
Sfidanti.al