Everton gjunjëzohet para Wolverhampton; u jep lamtumirën ëndrrave evropiane

Shuhen ëndrrat evropiane; Everton humbet 3-0 në fushën e Wolverhamptonit dhe në këtë pikë Carlo Ancelotti mund të përqendrohet te programimi i sezonit të ardhshëm.’ Toffees’ i rezistuan vetëm një pjesë skuadrës së drejtuar nga Nuno Spirito Santo deri në minutat shtesë të saj kur Digne shkaktoi një 11 metërsh në favor të Wolverhampton që shënoi golin e parë me Jimenez me futbollistin që e coi në 25 numrin e finalizimeve në këtë sezon duke përfshirë edhe kupat.

Në fillimin e pjesës së dytë, Dendoncker i dha goditjen e dytë Evertonit për të cuar rezultatin në 2-0 me një gjuajtje me kokë duk shuar shpresat për një përmbysje në rezultat të Evertonit. Në minutën e 74 erdhi edhe goli I tretë me Jota pas një topi të cilin e kontrolloi me gjoks.

Gjërat mund të kishin shkuar më keq për Evertonin që për pak sa nuk pësoi golin e katërt me Traore, me futbollistin që u ndal në mënyrë të pabesueshme nga tramversa e portës së Pickford në minutën e 85 kur porta ishte bosh duke nervozuar jo pak trajnerin Espirito Santo.

Sfidanti.al