MotoGP, është zyrtare; anulohet Cmimi i madh i Austin

Sezoni 2020 i Botërorit të MotoGP, vazhdon të humbasë pjesët e tij. FIM dhe Dorna zyrtarizuan anulimin e Cmimit të Madh të Austin në Texas, një javë përpara fillimit të kampionatit të këtij viti që do të jetë në pistën e Jerez de la Frontera të Spanjës.  Cmimi i Madh i Austin në Texas fillimisht ishte përcaktuar të zhvillohej në 5 prill por u shty për në nëntor dhe pritej të përcaktohej vetëm data.

Por situata e rënduar nga pandemia coronavirus në SHBA bëri të të merrej vendimi për anulimin përfundimtar të eventit. Pra nuk do të ketë ndalesë të Botërorit të MotoGP në Texas që duke nisur nga 2013 ka dhuruar gjithnjë emocione dhe spektakël për të apasionurarit e garave motociklistike.

Megjithatë organizatorët e eventit dhe Dorna kanë nisur menjëherë punën për datat e mundshme për t’ia propozuar FIM për zhvillimin e garës teksane në prillin e 2021.

Sfidanti.al