Xhaka e pati më të lehtë kthimin, tifozët u morën me trajnerin Emeri!

Nuk janë aspak kohë të mira për Arsenalin, dhe pas dështimeve radhazi në Premier Ligë, ja edhe një humbje në Europë. Ajntrahti i Frankfurtit triumfoi 2-1 në “Emirejts” pikërisht në mbrëmjen në të cilën u kthye në ekip Granit Xhaka. Ish-kapiteni kishte kohë që nuk luante që pas konfliktit me tifozët, të cilët i ofendoi në nerva e sipër. Gjithsesi, tifozët nuk patën shumë kohë që të merren me Xhakën pasi kishin një personazh tjetër për t’u marrë në mënyrë më urgjente. Ky ishte trajneri Unai Emeri, i cili kohët e fundit është kritikuar dhe sulmuar nga publiku i “topçinjve”. Pritet që tekniku spanjoll të shkarkohet shpejt, dhe prania e tij në stol e ndihmoi Xhakën. Gjithsesi, shqiptari i Zvicrës me shumë gjasë do të largohet nga Arsenali, e ndoshta që në muajin janar.

Sfidanti.al