Shifra rekord, Mancester Siti është klubi më I pasur në botë; vlen 4.4 miliardë

Mancester Siti është një makinë autentike parash. Kampionët e Anglisë kanë një vlerë prej 4.4 miliardë Euro dhe janë klubi më I pasur në botë. Këto ditë, kompania që zotëron Mancester Sititm City Football Group shiti 10% të aksioneve të saj te ‘Silver Lake’ për vlerën e 450 miliionë Euro, një shifër kjo që ndikoi në rritjen e mëtejshme të vlerës së klubit.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është se Citizens siguruan të ardhura të tjera të konsiderueshme që do ta lejojnë atë që të blejë kampionë të tjerë dhe të ndërtojë një stadium të ri në Nju Jork ku ndodhet një prej 7 klubeve që janë në pronësinë e City Football Group.

Gjatë gjithë historisë së tij, Siti ka qenë gjithnjë skuadra e dytë e Mancesterit dhe ishte shumë inferior kundrejt potencës ekonomike  së Djajve të Kuq. Por shtatori I 2008 ishte momenti për Mancester Sitin për të kthyer situatën në favorin e tij teksa u ble nga sheiku shumë I pasur Mansour bin Zayed Al Nahyan.

Nën drejtimin e Roberto mancinit, Mancester Siti fitoi titullin e Premier League në sezonin 2011/12 pas 44 vitesh, një arritje që u përsërit nga Pelegrini 2 vjet më vonë. Por është ardhja e Pep Guardiolës që solli edhe rritjen e cilësisë si skuadër ndërkohë që brandi I klubit filloi të njihet në mbarë botën. Me katalanasin Mancester Siti regjistroi të tjera suksese, 2 tituj radhazi në premier League, dhe Pokeri I trofeve të fituar vitin e kaluar, ndërkohë që Mancester Junajtid është në vështirësi. Për ta bërë më të qartë idenë, Mancester Junajtid vlen 2.8 miliardë Euro, gati 2 herë më pak se Sitizens.

Sfidanti.al