Tre vjet pas tragjedisë, Shapekoense bie nga kategoria, rrezikon falimentimin

Momentet tragjike nuk I ndahen Shapekoenses. Në 28 Nëntor të 2016, klubi Brazilian pësoi aksidentin tragjik ajror teksa ishte duke udhëtuar drejt Medejinit për të luajtur finalen e Kupës Sudamerikane. Tani pas 3 vitesh vjen tragjedia edhe në aspektin sportive, I pari që nga moment kur kjo skuadër iu ngjit në Divizionin e parë në kampionati  Brazilian dhe që mund të ketë pasoja të tjera të tmerrshme

Menjëherë pas tragjedisë, të gjithë klubet e Divizionit të parë të futbollit Brazilian I ofruan Shapekoenses një klauzolë anti-rënie nga kategoria; për 3 vjet skuadra do të qëndronte në këtë Divizion pavarësisht pozicionit që do të arrinte në fund të sezonit.

Presidenti Ivan Tozzo ishte I qartë në fjalën e tij: ‘Nuk do të ishte e përshtatshme nga ana morale t’u kërkojmë klubeve të tjerë që të na mbajnë në Divizionin e parë pa konkuruar. Nuk është arrogancë, por pranojmë se skuadrat e tjera nuk kanë detyrim që të na shpëtojnë, nuk është e nevojshme që të na bëjnë këtë favor. Nëse humbasim do të biem nga kategoria, nëse fitojmë do të qëndrojmë në Divizionin e parë. Vendi fitohet në fushë’

Ajo cfarë Shapekoense pranoi ishte ndihma ekonomike që erdhi në formën e kontributeve, e sidomos transferimeve falas të lojtarëve ose të marrë me huazim. Sezoni I parë në epokën e re u mbyll mirë me Shapekoensen që në mënyrë të befasishme u rendit në vendin e 8. Por që nga sezoni I kaluar gjërat nuk po shkonin mirë dhe mbijetesa u sigurua vetëm në ndeshjet e fundit. Këtë sezon gjithcka ishte e qartë që nga fillimi se sezoni do të mbyllej keq.

Në 19 shtator klubi bëri tentativën e fundit për të ndrequr situatën teksa mori trajnerin Markinjos Santos në vend të Emerson Kris, por kjo lëvizje nuk funksionoi. Disfata ndaj Botafogos, e 19 sezonale e dënoi Shapekoensen me rënie nga kategoria kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi I kampionatit që është fituar tashmë nga Flamengo

Por jo vetëm kaq, Shapekoense rrezikon  edhe falimentimin financiar. Në muajt e ardhshëm do të vijë një vendim për rimbursimin në drejtim të familjarëvëe të viktimave të tragjedisë dhe kostoja do të jetë shumë e lartë. Po kështu pritet edhe një rënie e fortë e të ardhurave nga shitjet e biletave dhe të drejtat televizive. Në këtë pikë klubi do të jetë I detyruar të shesë edhe ata pak futbollistë cilësorë që I kanë mbetur duke nisur nga Everaldo, por e gjithë kjo mund të mos mjaftojë

Sfidanti.al