Marko Radash, kroatëve: Dinamon e respektuam më shumë se duhet!

Marko Radash është një kroat, një futbollist i rritur në akademinë e Dinamos së Zagrebit, por një lojtar i Skënderbeut. Mbrojtësi veteran i qendrës, sikur i ngacmoi në plagë tifozët zagrebas, dhe mediat, me deklaratën e tij në përfundim të përballjes. “Para ndeshjes, ndoshta e vlerësuam Dinamon më shumë sesa duhet, – tha ai, – e thashë edhe në konferencën e shkuar, se Dinamo nuk do ta kishte aspak të lehtë, pasi ne jemi më të fortë sesa dy vjet më parë. Ishim pranë fitores, dhe vetëm goli në fund, bëri që takimi të përfundojë në barazim”.