E gjeti më në fund klubin Palacio, Bolonja pret golat

Rodrigo Palacio ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Bolonjes dhe për këtë duket i lumtur.

Skuadra italiane, Bolonja  ka njoftuar se ka nënshkruar me ish sulmuesin e Interit, Rodrigo Palacio.

Argjentinasi ishte pa skuadër, që kur kishte  përfunduar kontrata e tij më Interin më 30 qershor të këtij viti.

“Rodrigo Palacio është lojtar i ri i Bolonjes”, thuhet në njoftimin zyrtar te klubit te ri te sulmuesit.