Andriy Shevchenko nuk është i kënaqur me punën që bëhet tek Milan, edhe pse janë shpenzuar si kurre.
Pavarësisht se Milan ka transferuar 10 lojtarë gjatë këtij afati kalimtar, legjenda e kësaj skuadre, Andriy Shevchenko nuk është i kënaqur.
Ai tha se Milan nuk ka një plan për punën që është duke bërë dhe ai nuk shpreson se do të ngjallet ” i vdekuri”.
“Nuk di çfarë të pres nga Milani. Ka dy mënyra të ndryshme për të arritur rezultate: mënyra e programuar dhe ajo e improvizuar”, tha Shevchenko për mediat ukrainase.
“Sipas meje, te Milani ka veprime konfuze. Nuk ka një plan të caktuar. Trajneri Montella mund të ketë një vizion apo strategji të caktuar, por në këtë periudhë kohore duhej të kishin lëvizur më shpejt”.