Eriksen, ku do të shkosh? Në Paris për të ritakuar mentorin e tij Pochettino

Në Paris për të rigjetur lumturinë. Qyteti i dashurisë për të mundësuar  rilindjen e një raporti pune; Christian Eriksen dhe Mauricio Pochettino mund të ritakohen te Paris Saint germaini që në muajin janar. Marotta e tha qartë se danezi do të largohet nga Interi dhe tani që mentori i tij është favorite për të pasuar Tomas Tuchel në pankinën e Paris Saint Germainit, kalimi te kampionët e Francës shndërrohet në zgjidhjen më të mirë.

Eriksen dhe Pochettino kanë pasur momente pozitive së bashku te Tottenham. Mesfushori 28 vjecar ishte një prej senatorëve të Hotspurs dhe futbollisti që është aktivizuar më shumë në karrierë nga trajneri argjentinas; 255 ndeshje në 6 sezone për një total prej 20 783 minutash lojë.

Drejtori Sportiv i Paris Saint Germainit prej javësh i ka hedhur sytë nga danezi dhe tani aim und të bëhet dhurata perfekte për festa për trajnerin e ri. Nga ana e tij Interi do të marrë si shkëmbim Paredes.

Sfidanti.al