Ëndrra e Serhio Ramos: Kur e fitoi Kanavaro Topin e Artë, përse të mos e fitoj edhe unë?

Serhio Ramos e ka një ëndërr, të fitojë një ditë Topin e Artë. Qendërmbrojtësi e shprehu këtë dëshirë në sirtar të tij gjatë prezantimit të filmit dokumentar të tij të realizuar nga Amazon teksa foli edhe për të ardhmen e tij.

‘Kur e ka fituar Kanavaro Topin e Artë, përse të mos e fitoj unë? Duhen ruajtur ëndrrat që ke pasur që fëmijë-tha Serhio Ramos-Van Dajk është një mbrojtës fantastik dhe ka zhvilluar një sezon fantastik. Nëse do të fitojë ai Topin e Artë, duhet uruar’.

Serhio Ramos thekson se do të luajë edhe disa vjet përpara se të mbyllë karrierën e tij, me andaluzianin që I ka ruajtur edhe 2 ëndrra të tjera.

‘Do të më pëlqente që të fitoja sërish me Realin e Madridit, Championsi I pestë do të ishtë një cmenduri, por edhe një trofe me Kombëtaren-vijoi Ramos që më pas dha edhe një mesazh ndaj të gjithë atyre që theksojnë se cikli I Realit të Madridit është mbyllur.

‘Janë të shumtë ata që mendojnë se cikli është mbyllur, se mungojne entuziazmi dhe emocionet, por unë e përsëris gjithmonë; ky është viti për t;u kthyer me më shumë entuziazëm e më shumë uri, për të punuar e fituar-tha Ramos-unë ndihem mirë, kam shumë entuziazëm dhe mendoj se ky sezon do të jetë I mirë për mua dhe skuadrën. Jemi duke e marrë veten, do të arrijmë nivelin tonë më të mirë duke punuar përditë për t’u përmirësuar e fituar dicka’.

Përsa I përket dokumentarit të tij, Serhio Ramos tha: ‘Me këtë dokumentar, shpresoj që të jap më shumë informacione për gjykimin e një futbollisti. Jemi njerëz normalë, jetojmë ditë të bukura e të shëmtuara. Nuk kërkoj të ndryshoj opinionin që është për mua, por për të mësuar më shumë se për të arritur objektivat është e nevojshme që të bëhen sakrifca’.

Sfidanti.al