Nuk ka ndeshje lamtumire për Kompani me Mancester Sitin: Një klasike, jam I dëmtuar

Nga Aguero te Gigs, nga Henri te Jaja Ture e deri të Baloteli; këta ishin yjet që priteshin të ishin në fushën e lojës bashkë me Vinsent Kompani në ndeshjen e lamtumirës së këtij të fundit. Problemi në këtë pikë është se do të mungojë pikërisht ‘I zoti I punës’, mbrojtësi belg për shkak të problemeve fizike.

‘U dëmtova, nuk mund të zbres në fushën e lojës; është një shenjë e fatit, sic më ka ndodhur gjithnjë-tha mbrojtësi aktual I Anderlehtit mes ironisë dhe dëshpërimit.

Vinsent Kompani, tashmë 33 vjecar u paraqit në një konferencë për shtyp për evenimentin ‘Once a Blue’ që është një miqësore mes ish lojtarëve të Mancester Sitit dhe yjeve të Premier Leagues, u emocionua teksa foli për periudhën e kaluar në radhët e Citizens.

‘E dua Mancesterin, ishte dicka speciale të isha pjesë e këtij klubi-tha Kompani-me kalimin e kohës gjithcka ndryshoi, edhe unë vetë. Do të vijë dita që të fitojmë Ligën e Kampioneve; është vetëm cështje kohe.

Kompani foli edhe për mbrojtësit që I kanë lënë më shumë përshtypje gjatë aktivizimit të tij në kampionatin anglez.

‘Terri, Rio Ferdinand dhe Van Dajk-janë emrat e përmendur prej Kompani që foli edhe për krahasimin mes Sitit dhe Anderlehtit-Te Mancester Siti ka më shumë presion të brendshëm, ndërsa te Anderlehti presioni më I madh është nga jashtë. Unë dua ta ndryshoj këtë gjë në Belgjikë’.

Sfidanti.al