Fiton Kupën e Mbretit, siguron Championsin? Prapë shkarkohesh!

Kështu i ndodhi Marselinos, trajnerit (tashmë “ish”) të Valencias, i cili u shkarkua nga detyra ditën e sotme. Klubi spanjoll raportoi vendimin për largimin e teknikut, duke e falenderuar për atë që kishte arritur, dhe duke i uruar fat në karrierën e mëtejshme. Valencia ka bërë një nisje shumë të keqe të kampionatit spanjoll, ndryshe nga edicioni i kaluar, kur pati suksese të rëndësishme. Nën drejtimin e Marselinos, skuadra u kualifikua për në Champions, që do të thotë se klubi do të marrë 15 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve, pa llogaritur përfitimet nga fitoret, barazimet apo kualifikimi i mundshëm. Po ashtu, me Marselino Garsia Toralin, Valencia fitoi Kupën e Mbretit, duke mundur në finale Barcelonën e Lionel Mesit, kampione e Spanjës, dhe që ishte favorite absolute.

Sfidanti.al