Ç’fat i keq Bajern, Gorecka shkon tek doktori i Nojerit dhe Komanit

Ana e mirë e çështjes është që do të mungojë më pak sesa dy yjet e tjerë bavarezë. Leon Gorecka u dëmtua përsëri në këmbë, një lëndim i dytë në të njëjtin vend, dhe tani u detyrua të shkonte tek profesori Ulrih Shtëkle. Emri i njohur i mjekësisë ka operuar më parë Manuel Nojerin dhe Kingsli Komanin, që kishin dëmtime më të rënda dhe që munguan deri 6 muaj, ndërsa Gorecka pritet të jetë jashtë skuadrës së trajnerit Kovaç për 2 deri në 4 javë, në varësi të procesit të riaftësimit.

Fillimisht, mesfushori i bavarezëve u dëmtua në Bundesligë ndaj Hertës (2-2, 16 gusht), ndërsa tani i ndodhi ndërsa ishte me detyrë në kombëtare. Doktori Shtëkle është emri i besuar i Bajernit, ndërsa së fundmi shkoi me klinikën e tij në Berlin.

Sfidanti.al