Ekipi i “pensionistëve” më i frikshmi nga të gjithë!

Sajti i njohur i transferimeve, “Transfermarkt”, ka krijuar një ekip ideal me virtuozë të vërtetë, të cilit, po t’i hidhni vetëm një sy, menjëherë, do të krijoni bindjen, se këta futbollistë, po të vendosin të luajnë së bashku, vështirë se do të ketë ndonjë ekip që do të mund t’i mposhtë ata. Por, për fat të keq, një ekip të tillë, ju, do të mund ta shihni vetëm në ndonjë ndeshje reviale (ekzibicioniste) ose me karakter humanitar, sepse të gjithë lojtarët e listës së mësipërme nuk do të mund të shihen në fushat e futbollit, për arsyen e thjeshtë, sepse ata, tani, janë “pensionistë”!

Nuk ka asnjë dyshimse ekipi i mëposhtëm i këtyre “pensionistëve” virtuozë, po të vendoste të dilte në fushë, do të “shkelte” gjithëkënd që do të guxonte t’i dilte përballë:

Viktor Valdez, Filip Lahm, Kolo Ture, Martin Demikelis, Maksuell, Ksabi Alonso, Andrea Pirlo, Ronaldinnjo, Kaka, Tomas Rosicki dhe Françesko Toti.

Sfidanti.al