Berluskoni: “Nuk shkoj më në stadium që ta shikoj Milanin”!

Ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni, në një intervistë të tij në “Il Xhornale”, midis të tjerave, në përgjigje të pyetjes, nëse ekziston mundësia që ai të kthehet te ky klub, duke pasur parasysh vështirësitë, me të cilat ai po përballet aktualisht, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, qëkur këtë klub të famshëm italian e morën në zotërim disa afaristë kinezë, vuri në dukje:

“Është e vështirë që të mbushet vakuumi i krijuar, por nuk dua që dikush të krijojë ndonjë iluzion. Vendimi im ka qenë përfundimtar. Unë, tanimë, kam disa kohë që nuk shkoj më në stadium, duke qenë se atje me shumë vuaj sesa argëtohem, por, sidoqoftë, zemra ime është, gjithnjë, me tifozët tanë fantastikë”, theksoi Berluskoni.

Sfidanti.al