Arsen Vengeri theu rekordin e ser Aleks Fergusonit sa i përket numrit të ndeshjeve që ka drejtuar në Premier Ligën angleze, duke qenë sendaj Uest Bromuiç Albionit ai, në krye të Arsenalit, arriti ndeshjen e tij të 811-të! Ky trajner francez do të vazhdojë që ta përmirësojë rekordin e vet, duke qenë se nuk ka më konkurrencë, ndërsa konkurrenti më i afërt, ser Aleks Fergusoni, ka dalë prej kohësh në pension, por, megjithatë, ai ishte ndër të parët që e uroi Vengerin për rekordin.
“E përshëndes Vengerin që e kaloi rekordin tim prej 810 ndeshjesh. Bëhet fjalë për një arritje fantastike që kërkonpërkushtim dhe punë profesioniste të mundimshme, ndërkohë që unë dyshoj se ky rekord do të thyhet ndonjëherë nga ndokush tjetër. Urime edhe për karrierën fantastike dhe kontributin e madh për futbollin e Arsenalin”, shkroi në mesazhin e tij ser Aleks Fergusoni.
Sfidanti.al