E thote media angleze: Ancelotti rihidhet ne sulm per Immobile

Carlo Ancelotti kerko  te sjelle Ciro Immobilen te Everton. Interesi i trajnerit italian per sulmuesin e Lazios dihet prej kohesh, por per sezonin e ardhshem, tekniku i Toffees ka kerkuar me shume pushtet ne merkaton e transferimeve. Objektivi i pare i tij eshte pikerisht Immobile, rekordmeni me i ri italian per numer golash te shenuar ne nje sezon ne Serine A. Por problemi eshte te tratativat me Lazion te cilat do te jene shume te veshtira.

Sipas asaj qe ka deklaruar perpara disa javesh Drejtori Teknik i Lazios, Igli Tare, te Lazio jane gati te ulen ne tryeze per te degjuar propozimin, por do te mendojne per nje levizje te tille vetem nese ne drejtim te Immobiles do te vije ndonje oferte qe do te jete e veshtire per t’u refuzuar.

Sfidanti.al