E thotë ‘Bild’: Nojer mund të lërë Kombëtaren gjermane në 2020

Manuel Nojer pritet të tërhiqet nga kombëtarja gjermane vitin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Bild’ e cila flet për vendosjen e një afati nga portieri i skuadrës kampione të botës që është pikërisht 2020 , pasi ai të ketë zhvilluar edhe Evropianin e futbollit.

Në 2020, Nojer do të festojë edhe 34 vjetorin e tij të lindjes dhe sipas ‘Bild’ poër të mund të jetë momenti i duhur për të lënë skuadrën e Joakim Lëv, ndërkohë që nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe me Bajernin e Mynihut që do të thotë tërheqje përfundimtare nga futbolli. Pas botërorit të Rusisë Nojer la të kuptohet se po e mendon tërheqjen nga kombëtarja gjermane teksa theksoi se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte i pranishëm edhe në Katar 2022.

Manuel Nojer ditët e fundit u përfshi në një debat me Mark Andre Ter Shtegen me këtë të fundit që nuk e fshehu pakënaqësinë e tij që vazhdon të jetë në rolin e zëvendësuesit te Gjermania edhe pse shpesh është shfaqur në një formë më të mirë se vetë Nojer me këtë të fundit që i është kundërpërgjigjur se portieri i Barcelonës do të bëjë mirë që të mendojë më shumë për të mirën e përfaqësueses.

sfidanti.al