Barcelona, dëmtimi i Xhordi Albës e mban jashtë fushave 2-3 javë

Tifozët dhe stafi teknik i Barcelonës u trembën jo pak gjatë ndeshjes së skuadrës me Borusia Dortmund për shkak të Xhordi Albës. Mbrojtësi i majtë pësoi një dëmtim muskular në këmbën e majtë qe u konfirmua edhe nga stafi mjekesor i Kampioneve te Spanjes. Tashme eshte mesuar edhe koha qe do te mbaje Xhordi Alben jashte fushave mjekesore, sigurisht pas kryerjes se ekzaminimeve mjekesore nga ana e futbollisti dhe ne median spanjolle flitet se 30 vjecari nuk do te mund te jete ne dispozicion te Ernesto Valverdes per 2-3 jave

Kjo do të thotë se Valverde do të duhet të bëjë pa Xhordi Albën në ndeshjet e La Ligës ndaj Granadës dhe Vijarrealit dhe nese riaftesimi do te marre te 2 javet e percaktuara nga mjeket e Barcelones, xhordi Alba do te humbase edhe ndeshjen me Getafen, por ai do te mund te kthehet ne fushat e lojes ne sfiden e Liges se Kampineve me Interin qe do te luhet ne 2 tetor. Nderkaq në ndeshjet e ardhshme në formacion te Barcelona në vend të Albës me shume gjasa do të luajë Xhunior Firpo që në sfidën me Dortmundin u la në tribunë.

sfidanti.al