E mbani mend “Tatën”,  kampioni humbi betejën me sëmundjen!

Heroi i Kupës së Botës, Jose Luis “Tata” Brown, ka vdekur në moshën 62-vjeçare, në La Plata, në vendlindjen e tij në Argjentinë.Ish-mbrojtësi i famshëm i bardhekaltërve kishte qenë duke luftuar më sëmundjen “Alzheimer’s” prej  një kohë të gjatë. Familja e kishte zbuluar gjendjen shëndetësore të ish-qendërmbrojtësit vetëm kohëve të fundit.Brown, i cili gjatë karrierës së tij u bë i njohur me nofkën “Tata”, shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm për Argjentinën gjatë finales së Kupës së Botës 1986, të cilën Argjentina e fitoi me rezultat 3:2 kundër Gjermanisë Perëndimore.

Afër fundit të ndeshjes, Tata kishte pësuar një dëmtim të rëndë me shpatullën e tij, mirëpo nuk kishte pranuar të zëvendësohej, duke u bërë kështu njëri ndër lojtarët e preferuar të argjentinasve.Brown ishte zgjedhur vetëm për të qëndruar në stol në rast se ndonjë lojtar lëndohej, mirëpo ai e fitoi një vend në formacionin e parë dhe luajti në çdo ndeshje në rrugëtimin e suksesshëm të Argjentinës në atë Botëror.

Sfidanti.al