E konfirmon Tuhel: Nejmar jashtë ekipi deri sa të sqarohet situata e tij

Te Paris Sën Zhermeni vazhdon të diskutohet e ardhmja e Nejmar. tani i takoi trajnerit Tomas Tuhel të bëjë një përmbledhje të situatës së krijuar rreth brazilianit për të cilin barcelona dhe Reali i madridit prej kohësh janë vënë në një garë të fortë, ndërkohë që së fundmi është shfaqur edhe Juventusi

‘Nejmar është gjithnjë e më shumë në formë, ka qenë në të gjitha seancat stërvitore duke punuar me intensitet-tha Tuhel-por situata nuk ka ndryshuar dhe pozicioni i klubit është i qartë; përsa kohë që gjendja e tij nuk është qartësuar atëherë ai nuk do të luajë. nëse gjerat zgjidhen para së dielës, ai do të jetë ndaj Tuluzës, në rast të kundërt, nuk do të luajë. Duhet të përshtatemi

Ndërkaq, në Francë po flitet së fundmi për  shfaqjen e sinjaleve të paqes mes futbollistit dhe drejtuesve të Paris Sën Zhermenit. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, burime pranë përfaqësuesve të Nejmar kanë bërë të ditur se nuk ka luftë mes palëve por një konfrontim civil kështu që nuk përjashtohet mundësia që braziliani të qëndrojë te kampionët e francës dhe të lërë thatë Barcelonën e Realin e Madridit.

Merkatoja e transferimeve në Spanjë e Francë po shkon drejt mbylljes dhe klubi transdalpin ende nuk ka marrë një ofertë bindëse për Nejmarin dhe për këtë arsye po kërkon që të riparojë një raport me lojtarin që deri para pak ditësh dukej si një mision i pamundur.

sfidanti.al