Teuta gjen portier në Brazil

Teuta nuk ndalet në merkato. Së fundmi skuadra durrsake ka zyrtarizuar blerjen e portierit, Maycon Morales. Braziliani 26 vjeçar së fundmi ishte pjesë e KF Prishtina e Re. Ka luajtur më parë me skuadra si FC Drenica, Babrungas e Sinop FC.

Njoftimi i klubit:

Mirë se vjen, Maycon Morales!

KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, portierin brazilian Maycon Morales. Me eksperiencën e fituar në kampionate të ndryshme dhe ambicien për një sfidë të re, ai i bashkohet klubit për të kontribuar me cilësitë e tij në arritjen e objektivave të sezonit.

Mirë se erdhe në familjen e Teutës!