Dihet çfarë do Juventusi nga Barça, por nuk dihet anasjelltas!

Ivan Rakitiç ose Samuel Ymtiti, këta janë dy lojtarët mes të cilëve mund të zgjedhë Juventusi, nëse do të ketë bisedime të vërteta me Barcelonën këto dy ditë që kanë mbetur nga transferimet. “La Gazeta delo Sport” informon se kampionët e Italisë kanë nevojë për mbrojtës qendre pas dëmtimit të Kielinit, ndërsa mund t’u bënte punë edhe Rakitiç, që nuk është më pjesë e projektit të ri katalanas.

Nga Barcelona mendohet se dëshira kryesore është për Emre Xhanin, por gazeta shkruan se Paratiçi nuk ka dëshirë të mbetet pa gjermanin me origjinë turke. Ekziston edhe një hipotezë që Barça kërkon dikë tjetër, një “Mister X”, që mund të jetë Matyidi, Kuadrado, Bernardeski, Rugani apo Betankuri.

Sfidanti.al