Dëgjoni ish presidentin e Monaco: Mbappe është ambicioz, do largohet nga PSG

Kylian Mbappe është i destinuar të largohet nga Paris Saint Germaini. Ky është opinioni i atij që e njeh mirë futbollistin, Vadim Vasilyev, ish zv/president i Monacos. në kuadër të ndeshjes me kampionët e Francës e mbyllur 3-2 për Monacon, Vasilyev foli për Telefoot ku komentoi edhe të ardhmen e talentit francez

‘Ka një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë-tha Vasiliyev-tani duket se është i predispozuar për t’u larguar nga Paris Saint Germain. Por nuk mendoj se kjo është një surprizë. Kylian është i ri dhe dëshiron të fitojë tituj. Ka shumë ambicie. Dëshiron të fitojë gjithcka, të thyejë të gjithë rekordet. nëse PSG do t’i ofrojë një projekt vërtet fitues ku ai të ndihet komod dhe të ketë mundësi për t’u zhvilluara, duke i dhënë garancinë se do të fitojë gjithcka në karrierë, atëherë do të ketë motive për të rinovuar kontratën. Përndryshe…’.

sfidanti.al