De Jongu modest: Mos më krahasoni me Çavin dhe Iniestën

Përforcimi i ri i Barcelonës, Frenki de Jong, nuk do që atë ta krahasojnë me legjendat e klubit katalonjas, Çavi dhe Andres Iniesta.

“Unë nuk dua që të më krahasojnë me këta dy futbollistë, sepse nuk e meritoj. Barcelona është një klub i përsosur për një futbollist që luan në mesfushë. Filosofia është mbaje topin që të kontrollosh lojën, gjë që mua më përgjigjet shumë. Do të doja të luaja sa më gjatë me Barcelonën. Unë do të punoj me ngulm dhe zell që të tregoj se e meritoj të luaj në këtë klub. Edhe unë, ashtu si edhe vetë Barcelona, dua që ne të fitojmë sa më shumë trofe, sidomos Ligën e Kampioneve”, vuri në dukje mesfushori 22-vjeçar holandez që ka ardhur nga Ajaksi i Amsterdamit, pasi Barcelona pagoi për të 75 milionë euro.

Sfidanti.al