Reali ende nuk ka arritur ta blejë Pol Pogban, për të cilin eventualisht do t’i duhet të paguajë jo më pak se 150 milionë euro, ndërkohë që për pesë përforcime të reja klubi “mbretëror” ka shpenzuar tanimë shumën rekord prej 303 milionë eurosh.
Për Eden Azarin janë paguar 100 milionë euro, për Luka Joviçin – 60 milionë, për Eder Militaon – 50 milionë, prë Fernando Mendin – 48 milionë dhe për Rodrigon – 45 milionë euro.
Nëse do të blihet edhe Pogba, atëherë shuma do ta tejkalojë shifrën 450 milionë euro që do të thotë se Reali do t’i shkelë regullat e fair play-t financiar, kështu që atij do t’i duhet të shesë jo pak futbollistë të tij.
Në këto kushte, pritet që nga “Santiago Bernabe” të largohen madje gjashtë lojtarë: Garet Bejl (80 milionë euro), Isko (70 milionë), Hames Rodrigez (40 milionë), Kejlor Navas (40 milionë), Lukas Vaskez (40 milionë) dhe Mariano Diaz – “vetëm” 20 milionë euro.
Sfidanti.al