Botërori i vitit 2018 nuk ishte i mirë për Argjentinën e sidomos Paulo Dibalën që fitoi shumë pak protagonizëm nga trajneri Horge Sampaoli. në një intervistë për ‘Fox Sports’, Paulo Dibala foli për raportet me trajnerin në atë kohë duke mos i kursyer aspak akuzat ndaj tij për mënyrën sesi e administroi skuadrën në Rusi 2018
Futbollisti pranoi se ai dhe Sampaoli nuk flasin me njëri-tjetrin që nga Botërori i Rusisë.
‘Me Sampaolin folëm kur erdhi në Torino para se të shkonim në botëror, sic foli edhe me futbollistët e tjerë-tregon Dibala-në botëror nuk patëm më komunikim mes nesh. Nuk m’u afrua kurrë, nuk më tha kurrë ndonjë gjë. Nuk fola më me të. Besoj, as nuk më përshëndeste’.
Për Dibalën një sjellje e tillë e trajnerit ishte vërtet e cuditshme.
‘Është dicka e rrallë, bashkëjeton në një kompleks si ai i Rusisë, kalon kohë, shkëmbehesh disa herë. është dicka e rrallë që një trajner nuk përshëndet një lojtar, që nuk e pyet si është apo si ndihet-vijoi Dibala
Ndryshimi i trajnerëve në pankinë duket se është mirëpritur nga Dibala që thotë se me Skalonin gjërat janë ndryshe.
‘Me Skalonin kemi folur para Copa America-tha Dibala-më tha se donte që të luaja si një ‘9’ dhe për këtë punuam shumë përpara turneut’.
I pyetur për reagimin e tij në momentin që u zëvendësua në ndeshjen me Kilin, Dibala shoi cdo polemkikë. ‘Ishte një inat i momentit-tha lojtari-dikush reagon kështu pasi është i nxehur. Fola dhe i shpjegova trajnerit se doja të luaja pak më shumë. Janë gjëra që ndodhin, nuk është një kritikë. Kjo cështje u mbyll në atë moment pasi trajneri m’u përgjigj shumë mirë’
sfidanti.al