Coronavirus në futboll, Messi mesazh solidariteti

Rastet e para të pozitivitetit me coronavirus të futbollistëve të skuadrave të kampionateve kryesore në Evropë e jo vetëm, bënë që të pezullohen Champions e Europa League dhe kampionatet kryesore të kontinentit, ndërkohë që ka pasur anulime dhe shtyrje të evenimenteve të tjera sportive. Ndërkaq mesazhet e solidaritetit nga emrat më të njohur nuk kanë munguar dhe këtu përfshihet edhe Lionel Messi pasoi veprimin e Cristiano Ronaldos

‘Janë ditë të komplikuara për të gjithë-thekson ylli I Barcelonës-jetojmë me shqetësimin për atë cfarë po ndodh dhe duam të ndihmojmë ata që mbetën të prekur dhe ata që janë në vijën e parë te frontit në spitale. Dua t’u jap shumë forcë të gjithëve. Shënderi duhet të vijë në plan të parë mbi gjithcka. Është një moment I jashtëzakonshëm dhe është e nevojshme të ndiqen direktivat e organizmave shëndetësore dhe autoriteteve publike. Është momenti që të jemi të përgjegjshën dhe të qëndrojmë në shtëpi, ëshyë edhe momenti perfekt për të gëzuar pak kohë me ata që nuk mund t’I kesh në cdo moment. Një përqafim të gjithëve dhe shpresojmë të të ndryshojmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur’.

Ndërkaq, në Angli, te Manchester City Benjamin Mendy që kishte hyrë në izolim vullnetar, merr frymë lirisht pasi testet e personave me të cilët ishte në kontakt për Covid-19 rezultuan negativ dhe njoftimin e dha vetë futbollisti. ‘Dua t’ju falenderoj për mesazhet e shumta më dërguat pasi mësuat për izolimin tim-tha Mendy-testet e personave që janë pranë meje ishin negative, por ajo që ka rëndësi, është se të fjithë janë të përgjegjshëm në një periudhë si kjo’.

Sfidanti.al