Roberto Baxho profet : Më gëzon Napoli, por Juventusi kalon..Realin

Ish-futbolisti i përfaqësueses italiane dhe legjenda e vërtetë e futbollit evropian e botëror, Roberto Baxho, shprehu mendimin e tij mbi garën që po zhvillohet për titullin në Serinë A. Nëntë raunde para se të mbyllet kampionati italiane, ka vetëm dy kandidatë për Skudeton, Juventusi dhe Napoli, ndërkohë që bardhezinjtë kanë dy pikë më shumë se rivali i tyre kryesor. Baxho thotë se atë e gëzon progresi që kanë bërë napolitanët gjatë këtij sezoni, por, megjithatë, epërsinë ai ja jep Juventusit.

“Në fakt, unë kam kohë që nuk kam shkuar në stadium, por, sidoqoftë, i ndjek ndeshjet në TV. Ky është një sezon i shkëlqyer. Napoli po ecën shumë mirë, por, sidoqoftë, Juventusi është pak më mirë”, thotë Roberto që, ndërkohë, beson se “çeta” e Alegrit do ta eliminojë Realin e Madridit në Champions. “Unë kam besim se Juvja do të arrijë që ta kapërcejë Realin, megjithëse ai do të jetë një duel mjaft i fortëë”, deklaroi asi i madh italian, ndërsa lavdëroi Dibalën dhe Iguainin. “Dibala dhe Iguaini? Ne po flasim për dy lojtarë fenomenlaë. Dibala është i jashtëzakonshëm, ndërkohë, kini para sysh se çfarë bëri Iguani në ndeshjen me Totenhemin”, tha Baxho.

Sfidanti.al