Seb Fetel kërkon të dalë kampion me “dashurinë” e re, Lorian!

Kështu e ka pagësuar katër herë kampioni i botës, makinën e tij Ferrari të vitit 2018. Formula 1 është një pasion për Sebastian Fetelin, ndërsa “rrufeja” me të cilën garon cilësohet si një e dashur, diçka që e bën shumë intime dhe personale lidhjen e pilotit me botën e shpejtësisë.

“E dashura” e tij e re e ka emrin Loria, ndërsa është produkt i duarve të inxhinierëve dhe teknikëve të Ferrarit, nën mbikqyrjen e vetë Fetelit. Loria është Ferrari 2018 me numrin 5, dhe gjermani është më i vendosur se kurrë që të luftojë për lavdinë që i mungon prej disa vitesh.

“Unë dua që të jem në gjendje që të luftoj deri në fund për titullin, – u shpreh 30-vjeçari lidhur me Lorian e tij, – dhe dua që në fund, të fitoj”. Lajmet për pagëzimin e makinës nga Feteli kishin dalë më parë, por gazeta “Bild” kishte ngatërruar një shkronjë duke e quajtur Gloria. “Bildi” i kërkon të falur lexuesve për këtë.

Sfidanti.al